Lidhje

Kapsula Dragon drejt Stacionit Ndërkombëtar


Inxhinierët rregulluan një problem në anijen private të hapësirës që po shkon në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Inxhinierët rregulluan një problem në anijen private të hapësirës që po shkon në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Megjithatë kapsula nuk do të arrijë të ankorohet sot në stacion.

Kapsula e telekomanduar Dragon, në pronësi të kompanisë SpaceX, do të arrijë në stacion të dielën.

Anija pati problem pak pas nisjes dje. Themeluesi i kompanisë Elon Musk njoftoi se tre nga katër pedaljet e sistemit manovrues nuk u aktivizuan normalisht. Inxhinierët më vonë arritën ta ndreqnin problemin.

Raketa Falcon 9 që ndihmoi në hedhjen e kapsulës Dragon u nis dje nga qendra në Cape Canaveral të Floridas me mision furnizimi për agjencinë amerikane të hapësirës, NASA.
XS
SM
MD
LG