Lidhje

Drejt fundit procesi ndaj Ilir Metës


Drejt fundit procesi ndaj Ilir Metës
Drejt fundit procesi ndaj Ilir Metës

Në Shqipëri, po shkon drejt fundit procesi ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të nje video sipas së cilës ai ofronte ryshfete në këmbim të favoreve.

Sot në gjykatën e lartë ka përfunduar hetimi gjyqësor dhe trupi gjykues ka administruar provat e paraqitura nga palët. Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë që video dhe transkripti i saj të dëgjohej në sallë, ndërsa pranoi të marrë si prova orën me të cilën është bërë rregjistrimi, laptopin dhe një USB.

Gjykata rrëzoi qe ne nisje te procesit, ekspertizën e bërë nga dy ekspertë të huaj, dhe ja besoi atë tre ekspertëve vendas të cilët arritën në përfundimin se në materialin video kishte mundësi të mëdha ndërhyrjeje. Ndërkohë që dëshmitarët, kryesisht biznesmenë që kanë të bëjnë me cështjet për të cilat është folur ne bisedën mes zotit Meta dhe ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, kanë mohuar ndërhyrjet dhe ofertat për ryshfet.

Në fillim të janarit procesi do të vazhdojë me dëgjimin e prokurorisë dhe pretencën e saj.

XS
SM
MD
LG