Lidhje

KE: Shqetësim për situatën e drejtësisë

  • Armand Mero

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës në Tiranë: “Procesi i 21 janarit test për gjyqësorin. Nuk kanë dalë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit”

Në Shqipëri, komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës Nils Muižnieks shprehu sot shqetësim për gjendjen e sistemit të Drejtësisë si dhe për ecurinë e procesit për ngjarjet e 21 Janarit

Në përfundim të një vizite 5 ditore në Shqipëri, komisioneri Muižnieks tha se "drejtësia dhe zbatimi i ligjit në Shqipëri jane të rrezikuara nga probleme strukturore të hershme që kanë çuar në nivel pothuajse zero besimin e publikut ne to”. Sipas tij “qeveria e re përballet me një sfidë dhe mundësi historike për të sjellë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të forcojë sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut ".

Komisioneri i Këshillit të Europës u ndal edhe në procesin për ngjarjet e 21 Janarit duke deklaruar se “mbetet i shqetësuar se një numër i personave përgjegjës për këto akte të dhunshme ende nuk janë vënë përpara përgjegjësise”, duke përmendur mes tyre edhe ata që sic tha ai, janë përfshirë në shkatërrimin e provave. "Duhet crrënjosur pandëshkueshmëria dhe duhen dhënë ndëshkime frenuese për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të tilla si ato të kryera gjatë dhe pas ngjarjeve të 21 janarit. Kjo cështje përbën një test madhor që po ndiqet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar " deklaroi zoti Muižnieks.

Ai foli edhe për rastet e keqtrajtimit nga ana e policisë të cilat sipas tij duhet të marrin fund, ndërsa nxitit forcimin e rolit dhe të pavarësisë së Avokatit të Popullit dhe Komisionerit kundër diskriminimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG