Lidhje

Drejtësia për të mitur dhe reforma në drejtësi


Organizatat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve u kërkuan sot parlamentit shqiptar të përfshijë konventat mbi drejtësinë për fëmijët në reformën për sistemin e drejtësisë, pasi po vuajnë nga vendimet e pasakta të gjykatave.

Të drejtat e fëmijëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe Bashkimi Europian i bënë këto komente në një takim me komisionin e posaçëm për reformën e drejtësisë, ku, ku krahas deputetëve nga shumica dhe nga opozita, morën pjesë edhe shumë organizata vendase.

Ligji duhet të garantojë masa të posaçme për mbrojtjen e fëmijëve, ndaj UNICEF mbështet fort hartimin e një kodi drejtësie për të miturit.

Në gjykata janë të nevojshëm struktura dhe gjyqtarë, që të kenë shkollim dhe specializim dhe ndjeshmëri të veçantë për të ndjekur çështjet me të miturit, me kërkesa dhe situata të veçanta.

“Drejtësia për fëmijët është një parakusht i rëndësishëm për barazinë dhe zhvillimin e shoqërisë. Kjo do të ndihmojë shumë fëmijë të luftojnë varfërinë dhe përjashtimin si dhe do të sjellë efekte pozitive në jetën e tyre si të mitur” - thotë përfaqësuesja e UNICEF-it në Tiranë, Antonela Skolamiero.

Sipas saj, të drejtat e fëmijëve në Shqipëri harrohen dhe shkelen, ndaj reforma në sistemin e drejtësisë duhet të sjellë përfitime edhe për fëmijët.

Ajo tha se fëmijët shqiptarë vuajnë nga gjykatat të njëjtat probleme; vendime të pasakta dhe të vonuara, kërkesa për rryshfet dhe abuzime të tjera administrata e drejtësisë.

“Sistemi europian i drejtësisë punon për parandalimin e krimeve dhe edukimin e të miturve dhe jo vetëm me ndëshkimin e tyre” - thotë përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ingve Engstrom.

Ai shtoi se gjykata duhet të mbrojë jetën private të të miturve, dhe duhet të shmangë shfaqjen e tyre në publik përmes ndonjë lajmi, ku fëmija identifikohet.

Sipas tij, Bashkimi Europian propozon një drejtësi miqësore ndaj të miturve, edhe një kod të veçantë drejtësie për ta, që ata të mos bëhen viktima të sistemit gjyqësor, sepse dëshiron një të ardhme më të mirë për fëmijët shqiparë dhe më pak kriminelë në burgje.

“Mjaft e vështirë është të ndryshoni kodin penale dhe atë të procedurës penale. Thjesht bëni një kod të ri për fëmijët dhe gjithçka do të jetë e mbledhur aty dhe jo e shpërndarë në shumë ligje” - thotë përfaqësuesja e Komitetit të OKB për Mbrojtjen e të Fëmijëve Renate Winter.

Shqipëria ka nënshkruar dhe duhet të zbatojë Konventën për të drejtat e fëmijëve në një situatë të vështirë vendi duhet të marrë vendim të ndryshojë dhe të ndryshojë; duhet ligj i posaçme për fëmijët, institucione të posaçme për ta, duhen gjyqtarë, policë dhe kujdestarë të posaçëm për fëmijët.

Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare theksuan se Shqipëria duhet tu japë fund vendimeve që çojnë fëmijët drejt e në burg, duke i mbyllur të ardhmen nëpër qeli.

XS
SM
MD
LG