Lidhje

SHBA: Departamenti i Drejtësisë, JP Morgan


Në një marrëveshjeje historike, kompania financiare amerikane JP Morgan ka rënë dakord të paguajë 13 miliardë dollarë, pasi pranoi se i kishte mashtruar investitorët lidhur me cilësinë e rrezikshmërisë së letrave me vlerë të garantuara nga hipoteka, para krizës financiare të vitit 2008.

Marrëveshja me Departamentin e Drejtësisë është më e madhja e arritur ndonjëherë mes qeverisë amerikane dhe një korporate. Ajo po ashtu përfshin marrëveshje me shtetet e New Yorkut dhe të Kalifornisë.

Kompania JP Morgan shiti letra me vlerë, të cilave u ra vlera së tepërmi kur ndodhi kriza e tregut të shtëpive në vitet 2006 dhe 2007. Kjo shkaktoi një krizë financiare, e cila e çoi ekonominë amerikane në recesionin më të madh që nga vitet 1930.

Marrëveshja historike e arritur pas disa muaj negociatash, mund të shërbejë si shembull për marrëveshje të ngjashme me banka të tjera. Po në kuadrin e marrëveshjes, JP Morgan ra dakord t’u japë 4 miliardë dollarë ndihma pronarëve të shtëpive që u prekën nga huatë e këqija. Banka po ashtu pranoi se nuk e kishte intrepretuar siç duhet cilësinë e letrave me vlerë ndaj investitorëve.

XS
SM
MD
LG