Lidhje

Drejtoresha e FMN-së vlerëson rolin e rëndësishëm ekonomik të Azisë

  • Zëri Amerikës

Drejtoresha e FMN-së vlerëson rolin e rëndësishëm ekonomik të Azisë

Drejtoresha e FMN-së vlerëson rolin e rëndësishëm ekonomik të Azisë

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Lagarde foli sot për rolin e rëndësishëm të Azisë në rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe u bëri thirrje vendeve aziatike të jenë të përgatitura në rastin e një recesioni të ri botëror.

Në një fjalim që mbajti sot në Forumin Ndërkombëtar të Financave në Pekin, Kristine Lagarde tha se rritja ekonomike e vendeve aziatike është duke përcaktuar historinë e suksesit ekonomik në kohët moderne. Zonja Lagarde vlerësoi në veçanti rritjen ekonomike të Kinës, për të cilën ajo tha se ka nxjerrë nga gjendja e varfërisë 500 milionë njerëz gjatë 3 dekadave të fundit.

XS
SM
MD
LG