Lidhje

Drejtori i CIA-s Leon Paneta do të emërohet në krye të Pentagonit


Drejtori i CIA-s Leon Paneta do të emërohet në krye të Pentagonit
Drejtori i CIA-s Leon Paneta do të emërohet në krye të Pentagonit

Media amerikane njofton se presidenti Barak Obama do të emërojë drejtorin e CIA-s Leon Paneta si kreun e Departamentit të Mbrojtjes.

Lajmet bëjnë të ditura se gjenerali i ushtrisë David Petraeus i cili drejton operacionet ushtarake në Afganistan do të zëvendësojë zotin Paneta në pozicionin e drejtorit të CIAs.

Media thotë gjithashtu se diplomati veteran Ryan Crocker pritet të emërohet ambasadori i ardhshëm amerikan në Afganistan.

Të gjitha këto poste duhet të konfirmohen nga senati.

Sekretari i tanishëm i Mbrojtjes Robert Gates pritet të largohet nga ky post këtë vit.

XS
SM
MD
LG