Lidhje

Gjykata ngre zyrtarisht aktapdinë ndaj Drejtorit të FMN-së


Gjykata ngre zyrtarisht aktapdinë ndaj Drejtorit të FMN-së
Gjykata ngre zyrtarisht aktapdinë ndaj Drejtorit të FMN-së

Ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Straus–Kahn doli sot para një gjykate të Nju Jorkut, ku u ngritën zyrtarisht akuzat ndaj tij lidhur me sulm seksual ndaj një pastruseje të hotelit. Ai i mohoi me forcë këto akuza.

Zoti Straus–Kahn dha dorëheqjen nga posti i tij, nga një qeli e Nju Jorkut, ku ai ndodhet për shkak të akuzave për sulm seksual. Ai e publikoi sot kërkesën e tij për dorëheqje. Ai tha se ndjen detyrimin të japë dorëheqjen për të ruajtur institucionin e tij dhe se dëshiron të përkushtojë të gjithë fuqinë, kohën dhe energjinë që ka për të provuar pafajësinë e tij.

Avokatët e zotit Kahn po përpiqen ta lirojnë atë me kusht, ndërsa gjykatësit shqyrtojnë mundësinë në se ndaj tij duhen ngritur akuza zyrtare. Dominik Straus–Kahn konsiderohej si një kandidaturë kryesore për postin e Presidentit të Francës.

Ndërkohë, punonjësja e hotelit për të cilin kreu i FMN-së akuzohet se e ka sulmuar sekualisht, ka dhënë dje dëshmi kundër tij.

XS
SM
MD
LG