Lidhje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep itinerarin e avionit italian


Në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi dha sot itinerarin e ndjekur nga avioni italian i cili të shtunën e kaluar u ul në plazhin e Divjakës dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet shqiptare dhe policia për këtë ngjarje

Sipas drejtorit Didi, avioni është ngritur nga aeroporti i Rinasit në orën 13.26 minuta. Pas disa komunikimeve me kullën e kontrollit ajror, për shkak të devijimit të udhëtimit i cili kishte si destinacion Pescarën në Itali, në orën 13.59 minuta ai ka ndërprerë kominikimin me radio. 12 minuta me vonë, shefi i komisariatit të Lushnjes është njoftuar për një avion që po ulej në Divjakë. Pas komunikimeve me eprorët, efektivët e policisë së Divjakës janë nisur drejt zonës dhe kanë mbërritur pranë avionit të ulur në orën 14.40 minuta, shpjegoi Drejtori Didi sipas të cilit ndërkohë ishin njoftuar edhe institucionet e tjera, përfshi ato ushtarake, të cilat ishin vënë në kontakt dhe me homolget e tyre italiane e greke.

Paraqitja e kronologjisë së ngjarjes e cila ka ndezur debate të forta politike në vend u bë gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Një ditë më parë zoti Rama përdori tone të ashpra ndaj opozitës për qëndrimin e kësaj të fundit dhe akuzat e saj për përfshirjen e qeverisë në trafiqe të lëndëve narkotike. Nga ana e tij kryetari demokrat Lulzim Basha u kundërpërgjigj po mbrëmë duke i qëndruar akuzave e duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG