Lidhje

Digjet një shtëpi serbe në Dresnik të Klinës


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë është djegur një shtëpi në fshatin Dersnik të komunës së Klinës, në perëndim të Prishtinës, fshat ky i banuar me serbë të kthyer pas luftës së Kosovës.

Policia tha se në kohën e djegies së shtëpisë nuk ka qenë askush ndërsa ende nuk ka njohuri për motivet apo autorët e mundshëm të këtij rasti. Policia tha se janë duke vazhduar hetimet.

Ndërkaq, ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic tha gjatë vizitës që i bëri vendit të ngjarjes se "ditëve të fundit ka pasur disa incidente në të gjithë Kosovën, ndërsa bëri thirrje që këto lloj incidente që të ndërpriten". Ai tha se nuk mund të dijë nëse këto incidente kanë të bëjnë me incidentet e fundit në Serbi, por i bëri thirrje policisë së Kosovës që të hartoje një plan për të mbrojtur këta qytetarë dhe do të kërkojmë përgjigje për autorët e këtyre sulmeve.

Ndeshja e futbollit të së martës në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërise, ri ngriti tensionet politike në rajon.

XS
SM
MD
LG