Lidhje

Nisin shkarkimet nga hidrocentralet

  • Pëllumb Sulo

Drejtuesit e Korporatës Elektroenergjitike po monitorojnë situatën dhe për momentin nuk ka rrezik për popullatën e zonave fushore të Nënshkodrës

Për shkak të reshjeve masive, hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Komanit, që gjenden në Veri të Shqipërisë, nisën në mëngjesin e sotëm shkarkimet e detyruara. Drejtuesit e Korporatës Elektroenergjitike pohojnë se po monitorojnë situatën dhe se, për momentin, nuk ka rrezik për popullatën e zonave fushore të Nënshkodrës. Ndërkohë, shtabi emergjencave civile ka njoftuar njësitë vendore të Nënshkodrës dhe popullatën për të marrë masa në rast të përkeqësimit të situatës. Vitet e fundit, për shkak të reshjeve masive dhe shkarkimeve të detyruara nga Hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, zona fushore e Nënshkdorës është rrezikuar dhe dëmtuar disa herë nga përmbytjet.
XS
SM
MD
LG