Lidhje

Policia kapi një kamion me drogë në Skrapar


Policia shqiptare kreu në Skrapar dhe Berat një operacion masiv antidrogë i koduar "Bogova".

Forcat e rendit sekuestruan 1888 kg canabis sativa dhe 3 armë zjarri, arrestoi në flagrancë 1 nga autorët e dyshuar si dhe shpalli në kërkim 3 autorë të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi operacionin “Bogova” pas të dhënave se në disa banesa të krahinës mbaheshin fshehur lëndë narkotike.

Një kamion me rreth 820 kg bimë narkotike u kapën në fshatin Përparim në banesën e 56 vjeçarit Islam Zylyftari.

Në një banesë tjetër u kapën 50 thasë me rreth 485 kg canabis dhe pronari nga Përmeti u shpall në kërkim.

Edhe në një banesë të tretë u gjetën 5 kg bimë narkotike dhe i zoti nga Durrësi u shpall në kërkim.

Policia gjeti në rrugën Poliçan-Bogovë 133 qese me 576 kg lëndë narkotike.

Bashkë me 3 armë zjarri u kapën edhe 40 fishekë.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG