Lidhje

Trajnimi i pilotëve të avionëve me telekomandë

  • Luis Ramirez

Ushtria amerikane po përshpejton masat për të trajnuar më shumë pilotë për avionët e telekomanduar ndërkohë që shtohet nevoja për këto mjete ajrore në vende si Afganistani dhe Jemeni. Në bazën ajrore amerikane Holloman në New Mexico ka një revolucionarizim të kësaj teknologjie.

Prej kohësh baza Holloman është qendra e testimeve për aeroplanët luftarakë të teknologjisë së fundit. Aeroplanët gjermanë të trajnimit me pilotë janë të vetmet mjete luftarake që shihen këto ditë.
Por qiejt janë pushtuar nga aeroplanët me telekomandë që drejtohen përmes ekraneve dhe levave elektronike.

Këtu trajnohen qindra të rinj dhe të reja për të komanduar misione mijëra kilometra larg në Afganistand dhe Jemen. Jay është një nga trajnuesit.

“Nuk është lojë elektronike por është e vërtetë. Përfundimisht vihemi në situata ku duhet të përdorim armët për të asgjësuar armikun.”

Më parë, ata ishin pilotë që kishin realizuar shumë fluturime në hapësirë. Tani, ushtria po përpiqet të shtojë numrin e tyre dhe kjo qendër trajnimi i merr njerëzit direkt nga trajnimi ushtarak.

Përdorimi i avionëve me telekomandë kushton shumë më pak se sa trajnimi me avionë të pilotuar, dhe zgjat 126 ditë, sa gjysma e kohës për avionët me pilotë.
Për trajnues si Lindsay, e cila sapo është bërë nënë, ka avantazhe të tjera.

“Fakti që nuk jam fizikisht atje. Nga këtu kontrolloj një aeroplan diku tjetër. Është e vështirë ta imagjinosh veten atje. Por është mirë sepse je pranë familjes.”

Kjo nuk nënkupton se nuk ka rreziqe. Pilotët nuk i japin emrat e plotë për shkak të kërcënimeve me vdekje që ata marrin, kryesisht nga brenda vendit.
Për Jay-n i cili ka telekomanduar avionë në situata lufte, kjo punë ka mjaft stres.

“Nganjëherë puna të konsumon. Një nga disavantazhet është se shikoj se ç’nodh dhe pastaj shkoj në shtëpi. Në situata luftarake është e vështirë të shikosh këto gjëra dhe pas kësaj të shkosh në shtëpi pranë familjes. Ndryshimi i atmosferës është shumë i vështirë.”

Gjetja dhe shkatërrimi i eksplozivëve që shkaktojnë vrasje mes trupave amerikane është një nga detyrat që bëjnë këta telepilotë. Por ideja se po shpëtojnë jetë amerikanësh ua bën punën më të lehtë.







XS
SM
MD
LG