Lidhje

Vlorë: Bllokohen qindra kilogramë mariuanë


Policia e Vlorës bllokoi sot disa qindra kilogramë mariuanë, që po përgatitej të transportohej drejt Italisë përmes hapësirës detare. Policia tha se lënda narkotike ishte fshehur në dy kamionë tregëtarë të vegjël që po e transportonin drogën në drejtim të bregdetit të Orikumit nga ku pritej të ngarkohej në gomone.
Të dhënat paraprake të Policisë së Vlorës flasin për rreth një ton mariuanë të bllokuar dhe për disa persona të shoqëruar në polici.
Sipas të dhënave paraprake lënda narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës,një zonë tashmë e njohur në Shqipëri për kultivimin e mariuanës.
Policia shqiptare thotë se sasitë e narkotikëve të bllokuar këtë vit janë rritur ndjeshëm dhe kjo dëshmon sipas ekspertëve të policisë përmasat e kultivimit te mariuanes gjatë sezonit të verës.
XS
SM
MD
LG