Lidhje

Dubrovnik, takim i nivelit të lartë i Ballkanit Perëndimor


Western Balkan summit

Western Balkan summit

Në Dubrovnik të Kroacisë po zhvillohet një takim i nivelit të lartë i vendeve Ballkanit Perëndimor.

Takimi përqëndrohen në bashkëpunimin rajonal në fushat e infrastrukturës dhe energjisë si dhe në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit që janë ende jashtë BE-së.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e ftuar nderi.

Në takimin vjetor të quajtur Procesi Brdo-Brijuni, i organizuar nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, marrin pjesë të gjithë kryetarët e shteteve të vendeve të ish-Jugosllavisë si dhe Shqipëria dhe Kosova.

Sllovenia dhe Kroacia u anëtarësuan në Bashkimin Evropian përkatësisht në vitin 2004 dhe 2013, ndërsa të gjitha vendet e tjera të rajonit janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit.

XS
SM
MD
LG