Lidhje

Armando Duka: Vendimi mund të dalë pas një muaji

  • Keida Kostreci

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka tha sot për Zërin e Amerikës nga Lozana e Zvicrës se ka besim se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv se Shqipëria do t’ia jape fitoren në tavolinë Shqipërisë.

“Shqipëria duhet të marrë atë ndeshje në tavolinë, sepse ndeshja nuk është ndërprerë për arsye të ekipit shqiptar, por për arsye të mungesave organizative nga ekipi serb, për arsye të dhunës dhe racizmit të shprehur nga huliganë dhe tifozë në stadium”, tha zoti Duka.

Ai tha se ndeshja duhet të përfundojë me rezultat për Shqipërinë 3-0 dhe të hiqet masa e gjobës “pasi është federate serbe përgjegjëse për organizimin e ndeshjes”.

Në Lozanë dëshmuan sot përfaqësues të dy palëve përfshirë kapitenin Lorik Cana, trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi, kapitenin e ekipit serb dhe një përfaqësues të sigurisë të stadiumit të Beogradit.

“Dhe nga dëshmitë e sotme është thënës e njëjta gjë, që ekipi shqiptarëve nuk ka refuzuar të rrijë në fushë. Ekipi shqiptar është dhunuar jo vetëm nga tifozët serbë dhe e ka pasur të pamundur të kthehet në fushën e lojës dhe nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë urdhër të qartë nga arbitri. Edhe sikur të kishte një urdhër të tillë, ajo lojë nuk mund të vazhdonte sepse kishte rrezik për gjithë futbollistët shqiptarë”.

Zoti Duka tha se beson se vendimi do të dojë ndoshta edhe një muaj që të merret.

Federata shqiptare të futbollit, ishte ankimuar ndaj dy vendimeve të UEFA-s lidhur me ndeshjen e 14 tetorit të shkuar mes kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë.

UEFA i dha fitoren në tavolinë ekipit serb, të cilit, nga ana tjetër ju hoqën tre pikë, ndërsa të dy ekipet u gjobitën me 100 mijë euro. Ndeshja e luajtur në Beograd u ndërpre në minutën e 42 të pjesës së parë, për shkak të hedhjes në fushë nga tifozeria serbe të fishekzjarreve dhe sendeve të forta.

Ndërsa shfaqja e një droni me simbolet kombëtare shqiptare, çoi më pas në akte të dhunshme, ku lojtarët shqiptarë u sulmuan si nga rojet e sigurisë ashtu dhe nga tifozë serbe që zbritën në fushë.

XS
SM
MD
LG