Lidhje

Operacioni anti-drogë në Dukagjin


Vazhdon operacioni anti-drogë në Dukagjin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Në ditën e dhjetë të operacionit policor antikanabis “Dukagjini”, forcat e policisë kanë ndaluar një tjetër përson, kryeplakun e fshatit Nicaj në komunën e Shalës. Ky është edhe kryeplaku i tretë i ndaluar nga policia për shkak të konsumimit, sipas saj, të veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”, pasi nuk kanë bashkëpunuar dhe informuar strukturat e policisë për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë të dyshuara si kanabis sativa në territoret e fshatrave të tyre. Që nga fillimi i operacionit policor antikanabis “Dukagjini”, policia ka ndaluar 6 përsona, ndërkohë që është në kërkim edhe të përsonave të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale në këtë zonë.

Një ditë më parë, gjykata e rrethit gjyqësor në Shkodër vendosi masën e arrestit me burg për dy nga arrestuarit e ditëve të fundit gjatë operacionit antikanabis “Dukagjini”. Ata akuzohen jo vetëm për kultivim të kanabisit, por edhe kundërshtim me armë të forcave policore gjatë operacionit që po zhvillohet në këtë zonë. Ndërkohë, dhjetë përsona të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim policor si autorë të dyshuar të goditjes me armë në drejtim të forcave policore dhe të helikopterëve që u përfshinë në operacionin antikanabis.

Vazhdon operacioni anti-drogë në Dukagjin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Gjatë dhjetë ditëve të operacionit antikanabis “Dukagjini”, forcat policore kanë arritur të identifikojnë dhe asgjësojnë rreth 130 mijë bimë narkotike, pothuajse aq sa u asgjësuan rreth dy muaj më parë në një operacion të ngjashëm në zonën e Lazaratit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në fshtrat e Komunave Pult, Shalë dhe Shosh, u identifikuan 34 pacela me bimë narkotike, në të cilat ishin kultivuar 12410 rrënjë canabisi, të cilat u asgjësuan me djegje nga forcat policore.

Në ditën e tij të dhjetë operacioni antikanabis “Dukagjini’ është përqendruar në disa zona të thella malore të komunave Pult e Shalë si dhe në një zonë të komunës Shkrel në Malësi të Madhe. Në terren sot po veprojnë 74 forca të policisë vendore dhe grupe të forcave speciale “Renea”, ose thuajse gjysma e forcave të përfshiran në këtë operacion gjatë ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG