Lidhje

Duma miraton Medvedevin si kryeministër të Rusisë


Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka miratuar Dmitri Medvedevin si kryeministër të vendit, pasi zoti Medvedev u emërua për këtë post nga presidenti i ri i vendit Vladimir Putin.

Ligjvënësit në Duma miratuan zotin Medvedev me 299 vota pro dhe 144 kundër, duke vulosur ndërrimin e vendeve me zotin Putin, i cili për katër vjet ka qenë kryeministër i Rusisë.

Ky shkëmbim postesh ka zemëruar shumë rusë dhe ka zgjuar protesta kundër monopolizimit të pushtetit. Para se të fillonte debati në Dhomën e Ulët të parlamentit, policia shpërndau një turmë që ishte mbledhur në shenjë proteste para Kremlinit, dhe arrestoi disa vetë përfshirë edhe blogerin e njohur të opozitës Alexei Navalny dhe koordinatorin e lëvizjes Fronti i Krahut të Majtë, Sergei Udaltsov.

Të dy ata u akuzuan për shkeljen e rregullave të organizimit të tubimeve dhe grumbullimeve.

XS
SM
MD
LG