Lidhje

Ambasadori McFaul mbi ligjin rus për birësimet


Ambasadori amerikan në Rusi kritikoi një ligj të ri që do të ndalonte birësimet e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Ambasadori Michael McFaul tha sot se ai është i shqetësuar në lidhje me një masë që do ta përcaktonte mirëqenien e fëmijëve nga çështje të palidhura me të.

Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, miratoi sot projektligjin - pas një leximi të tretë dhe të fundit - me 420 vota pro dhe 7 kundër. Legjislacioni do të paraqitet tani për miratim në dhomën e lartë të parlamentit. Ky projektligj shihet si hakmarrje për një ligj të SHBA-së, që imponon sanksione kundër zyrtarëve rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Zv/drejtoresha e Human Rights Watch të Moskës, Rachel Denber, i tha sot një gazetari se "nuk është e habitshme" që ligji amerikan, i njohur si Akti Magnitsky, shkaktoi reagim politik, por ajo tha se është "tronditëse" që ligjvënësit rusë vendosin të rrezikojnë mirëqenien e fëmijëve.
XS
SM
MD
LG