Lidhje

Mbërrin në Durrës anija amerikane "Samuel B. Roberts"


US ship "Samuel Adams"

US ship "Samuel Adams"

Anija fregatë e SHBA-ve "Samuel B. Roberts" mbërriti sot në Durrës për një vizitë portuale. Anija e pajisur me raketa është pjesë e Forcave Detare amerikane për Europën dhe Afrikën. Sipas komandës së saj, ajo po kryen këtë vizitë në Shqipëri si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar partneritete detare globale me vendet europiane, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë rajonale.
Kapiteneria shqiptare e Portit të Durrësit bëri të ditur se fregata po qëndron në radë, për shkak se zhytja e saj prej 11 metrash nuk e lejon hyrjen në portin më të madh shqiptar, i cili e ka thellësinë maksimale deri në 8,5 metra. Anija ushtarake, pjesë e Flotës së 6 të SHBA, pritet të qëndrojë pranë Durrësit deri të hënën.
Njoftimet nga komanda e anijes bëjnë të ditur se gjatë qëndrimit në Durrës, marinarët do të përjetojnë kulturën vendore e vendit dhe të kryejnë shërbime komunitar në një strehë fëmijësh. Anija do të mirëpresë në udhëheqës të lartë të ushtirsë shqiptare dhe zyrtarë vendorë.
Fregata “Samuel B. Roberts” është angazhuar si pjesë e Forcave Detare për Europën dhe Afrikën për të mbështetur operacione të sigurisë detare dhe për të zbatuar përpjekje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
XS
SM
MD
LG