Lidhje

Sa ndikim do të ketë në të ardhmen e NATO-s rënia e qeverisë në Holandë

  • Andre Nesnera

Rreth 2 mijë trupa holandeze kanë qenë të vendosura në provincën Uruzgan, në jug të Afganistanit, që nga viti 2006. Ato janë pjesë e 86 mijë trupave të udhëhequara nga NATO-ja. Analistët thonë se NATO-ja ka tri synime në Afganistan: të ndihmojë qeverinë afgane për të rindërtuar dhe stabilizuar vendin, të stërvisë ushtrinë dhe forcat policore afgane dhe të eliminojë kryengritësit në jug të Afganistanit, aty ky e kanë strehën forcat taleban, që u përmbysën nga koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në vitin 2001.

Rreth 1 mijë e 500 prej 2 mijë trupave holandeze, së bashku me trupat britanike dhe amerikane, janë angazhuar në përpjekjet për të luftuar kryengritësit dhe forczat Taleban. Kontigjenti tjetër holandez prej 500 trupash, është i përfshirë në përpjekjet civile për rindërtim dhe strërvitje të ushtrisë dhe policisë afgane.

Por tashmë trupat holandeze do të fillojnë të kthehen në vend në muajin gusht pas shpërbërjes së qeverisë si pasojë e mosmarrëveshjeve rreth politikave për Afganistanin. Njëra nga anëtarët kryesorë të koalicionit, Partia Laburiste, u largua nga qeveria duke thënë se nuk e përkrah vazhdimin e zgjatjes së mandatit të ushtarëve të saj në Afganistan.

Gjatë një konference për shtyp në Uashington, para disa ditësh, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen nuk u duk se ishte i alarmuar rreth këtij vendimi.

“Unë e konsideroj këtë veprim si një vendim të brendshëm të Holandës dhe nuk dëshiroj të ndërhyjë në sitatën e brendshme politike e cila tashmë është mjaft e ndërlikuar. Unë nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në Holandë do të ketë ndonjë ndikim në situatën e vendeve të tjera”.

Por Charles Kupchan, analist amerikan, i Këshillit për Mardhënie të Jashtme, thotë se vendimi i Holandës erdhi në kohë të keqe, veçanërisht kur NATO është përfshirë në ofensivë ushtarake në provincën e Helmandit në jug të Afganistanit.

Australianët, të cilët kanë rreth 1,500 trupa në provincën Uruzgan thonë se ata nuk do të marrin udhëheqjen pasi trupat holandeze të jenë larguar.

Shumë analistë, si Sean Kay nga Universiteti Ohio Wesleyan, shtrojnë pyetjen në se vendimi i Hollandës për të filluar tërheqjen e trupave në muajin gusht do të ketë një ndikim tek vendet e tjera.

“Në se i pyet zyrtarët e NATO-s, ata do të të thonë se ky vendim nuk do të ketë ndonjë ndikim tek vendet e tjera. Por në fund të fundit, veprimet për kontributet ushtarake merren në kryeqytetet e vendeve anëtare dhe nga politikanë të cilët duhet të jenë të përgjegjëshëm dhe reflektues ndaj opinionit publik. Opinioni publik në Evropë dhe veçanërisht në Kanada për misionin ushtarak në Afganistan është lëkundur, tashmë për disa vite. Elitat në qeveri kanë bërë përpjekje për ofruar argumentet e tyre për angazhimin e tyre ndaj aleancës dhe NATO-s. Por kjo tashmë është bërë gjithnjë e më e vështirë për ta”.

Kanadaja pritet të filloj tërheqjen e 3 mijë trupave të saj nga mesi i vitit 2011.

Eksperti Majkëll Williams thotë se Kanadaja ka qenë shumë e përfshirë në provincën Kandahar e cila gjendet në jug të Afganistanit. Ai shton se ata kanë ndërmarrë operacione shumë të vështira ushtarake dhe se kanë bërë një punë të shkëlqyer. Por qeveria kanadeze është përballur me sfida nga opinioni publik dhe opozita rreth rolit që Kanadaja luan në Afganistan, thotë eksperti Williams.

Shumë analistë nuk presin të ketë, siç shprehen ata, një ‘nxitim për tu larguar’ nga Afganistani. Por ata thonë se shumë qeveri do të njoftojnë për strategjitë e tyre të tërheqjes së trupave nga Afganistani pas asaj që ndodhi në Holandë.

XS
SM
MD
LG