Lidhje

Dy amerikanë dhe një qipriot britanik, fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

  • Zëri Amerikës

Dy amerikanë dhe një qipriot britanik, fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Dy amerikanë dhe një qipriot britanik, fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Dy amerikanë dhe një qipriot britanik janë fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2010 për zhvillimin e teorive që ndihmuan në shpjegimin e efekteve të politikave qeveritare tek papunësia. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi sot amerikanët Peter Diamond dhe Dale Mortensen, si dhe britanikun me origjinë qipriote Christopher Pissarides për "analizat e tyre në tregjet ku blerësit dhe shitësit e kanë të vështirë të gjejnë njëri tjetrin."

Në deklaratën e akademisë thuhet se modelet e tre ekonomistëve kanë ndihmuar analistët të kuptojnë mënyrat sesi papunësia, vendet e lira të punës dhe pagat ndikohen nga rregulloret dhe politikat ekonomike.

Diamond është ekonomist në Institutin Massachusetts të Teknologjisë dhe ekspert në sigurimet shoqërore, pensionet dhe taksat. Kandidatura e tij e zgjedhur nga presidenti Barak Obama për në Bankën Qendrore pret miratimin e Senatit amerikan.

71vjecari Mortensen është profesor ekonomie në Universitetin Northwestern në Evanston të shtetit Illinois. Pissarides jep mësim në Universitetin London School of Economics.


XS
SM
MD
LG