Lidhje

Dy astronautët e anijes Endevor përfundojnë punimet e mirëmbajtjes


Dy astronautët e anijes Endevor përfundojnë punimet e mirëmbajtjes
Dy astronautët e anijes Endevor përfundojnë punimet e mirëmbajtjes

Dy astronautë të anijes Endevour përfunduan ecjen gjashtë orëshe në hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Orbital, duke instaluar antena për komunikim me valë dhe punime të mirëmbjatjes.

Astronautët Andrew Feustel dhe Greg Chamitof vendosën dy antena, kabllo dhe pajisje të tjera të sistemit të komunikimit. Ata instaluan gjithashtu një paisje të domosdoshme për sistemin ftohës të stacionit. Në ecjen e tyre të dytë në hapësirë të dielën, astronautët do të vendosin amoniak në sistemin ftohës i cili ka patur një të çarë.

Përveç kësaj, astronautët kanë hequr dy pajisje eksperimentale që ishin vendosur në pjesën e jashtme të stacionit që në vitin 2009 dhe që do të kthehen në Tokë për të analizuar të dhënat e grumbulluara. Anija Endevour po kryen udhëtimin e tij të fundit në hapësirë, me të cilin i jep fund udhëtimeve të saj gjatë 30 viteve në hapësirë.


XS
SM
MD
LG