Lidhje

Dy binjakë amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

  • Zeri Amerikes

.

.

Dy astronautë binjakë, të vetmit e Agjencisë amerikane të Hapësirës, NASA, janë caktuar të takohen në orbitën e tokës në fillim të vitit që vjen. Njëri vëlla do të komandojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ndërkohë që vëllai tjetër do të ankorojë anijen në stacion, si komandant në misionin përfundimtar të anijes amerikane të hapësirës. Takimi i tyre do të shënojë herën e parë në histori, që dy vëllezër binjakë identikë kanë fluturuar në hapësirë së bashku. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, jetët e këtyre dy vëllezërve binjakë shpesh kanë ecur në drejtime paralele.


Sikurse shumica e binjakëve, Scott Kelly thotë se ai dhe vëllai i tij Mark ndanë shumë gjëra të përbashkëta gjatë fëmijërisë. Madje ata edhe u punësuan së bashku. Mark Kelly thotë se që të dy u futën paralelisht në karrierën e astronautit.
Kjo ndodhi në vitin 1996, kur binjakët ishin 32 vjeçarë. Që nga ajo kohë, ata kanë zhvilluar disa fluturime në hapsirë, por asnjëherë së bashku. Kjo do të ndryshojë vitin që vjen kur dy astronautët të takohen në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

"Do të dërgojmë atje një paisje që zbulon copëzat që kushton 1,5 miliard dollarë e cila do të vihet jashtë stacionit. Po ashtu kemi edhe shumë paisje të tjera dhe do të zhvillojmë tre ecje në hapësirë. Kemi punuar prej një viti për këtë gjë dhe na kanë mbetur edhe gjashtë muaj".

Scott do të jetë në komandë kur Mark të ankorohet me anijen e hapësirës Endeavor në një mision furnizimi. Scott thotë se megjithë publicitetin rreth fluturimit, me të gjitha çfarë flitet për binjakët që kanë për shenjë horoskopi Binjakët, vëllezërit e dinë se kanë mjaft punë për të bërë.

"Është diçka fantastike të cilën nuk e kemi menduar që të ndodhë ndonjëherë por fokusi ynë është përfundimi i misionit në mënyrë të suksesshme".

Misioni i shkurtit shënon fundit e programit të NASA-s për anijet e hapësirës. Ndërkohë që disa kritikë paralajmërojnë se kjo mund të sjellë probleme për furnizimet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, komandanti i anijes Endeavor Mark Kelly thotë se është koha që Agjencia e Hapsirës t’i japë fund këtij programi dhe të kërkojë rrugë të reja.

"Programi u hartua për të ndërtuar stacionin hapësinor dhe me instalimin e paisjes që zbulon copëzat merr fund ndërtimi i stacionit.
Është një gjë e mirë që kemi gjashtë vite që kemi planifikuar për këtë moment. Mendoj se është mirë që po heqim dorë nga keto anije të fluturimit në hapësirë për të ndërtuar një mjet të ri fluturimi ndoshta një ditë për të kaluar përjet orbitës së tokës".

Scott dhe Mark Kelly thonë se puna e tyre në hapësirë ka qënë privilegj dhe nder, që t’i shërbejnë vendit të tyre përmes programit të hapësirës. Ata thonë se udhëtimet e shumta në orbitën e Tokës u kanë dhënë atyre një perspektivë të re ndaj planetit.

Kur binjakët të takohen në hapësirë vitin që vjen, pjesëtarët e ekipit nuk duket se do ta kenë problem që të tregojnë se cili është njëri dhe tjetri, pasi Mark thotë se do të mbajë mustaqet, që gjithnjë e kanë dalluar atë nga vëllai i tij binjak.

XS
SM
MD
LG