Lidhje

Dy gazetarët spanjollë rifitojnë lirinë pas rrëmbimit në Siri


Dy gazetarët spanjollë janë sot të lirë pas rrëmbimit nga një grup i lidhur me al-Kaidën, të cilët i mbajtën gjashtë muaj në Siri.

Gazeta spanjolle El Mundo tha se korrespondenti Javier Espinosa dhe fotografi i pavarur Ricardo Garcia Vilanova, iu dorëzuan ushtrisë turke. Më pas ata u nisën me avion për t'u kthyer në Spanjë.

Nuk ishte e qartë nëse ata ishin arratisur apo u liruan.

Dy gazetarët u rrëmbyen më 16 shtator ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin sirian për në Turqi pasi kishin mbuluar luftën civile në Siri.

Gazeta i identifikoi rrëmbyesit e tyre si anëtarë të organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një fraksion xhihadist i lidhur me degën e e al-Kaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG