Lidhje

Dy ilaçe eksperimentale ofrojnë zgjatjen e jetës për pacientët me kancer

  • Zëri Amerikës

Dy ilaçe eksperimentale ofrojnë zgjatjen e jetës për pacientët me kancer

Dy ilaçe eksperimentale ofrojnë zgjatjen e jetës për pacientët me kancer

Studiuesit thanë se afro 25 përqind e atyre që u trajtuan me ilaçin eksperimetal ishin gjallë pas dy vjetësh

Shkencëtarët amerikanë thonë se një ilaç i ri eksperimetal ka përmirësuar ndjeshëm mbijetesën për pacientët me melanomë të përparuar, që është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lekurës.

Shkencëtarët që po marrnin pjesë në një konferencë të shtunën në Çikago publikuan përfundimet e tyre rreth ilaçit, ipilimumab, të prodhuar nga kompania Bristol-Myers Squibb. Ata i bazuan gjetjet e tyre në një studim që përfshinte 676 njerëz nga mbarë bota me melanomë të avancuar.

Studiuesit thanë se afro 25 përqind e atyre që u trajtuan me ilaçin eksperimetal ishin gjallë pas dy vjetësh. Ata gjithashtu thanë se mbijetesa mesatare e pacientëve që marrin ilaçin ipilimumab ishte 10 muaj, krahasuar me vetëm gjashtë muaj për të tjerët në grupin studimor.

Po ashtu, shkencëtarët në konferencë thanë se një tjetër ilaç eksperimental i njohur si crizontinib, bëri që tumoret të tkurren në pacientët me një formë të rallë kanceri të mushkërive të shkaktuar nga një mutacion specifik gjenetik.

Shkencëtarët thanë se më shumë se gjysma e 82 pacientëve në provën klinke vunë re tkurrjen e tumoreve pas thuajse dy muajsh trajtimi me ilaçin crizotinib. Ata po ashtu thanë se në rreth 90 përqind të rasteve, sëmundja nuk bëri përparime.

XS
SM
MD
LG