Lidhje

Dy Koretë shkëmbejnë zjarr artilerie

  • Zëri Amerikës

Dy Koretë shkëmbejnë zjarr artilerie

Dy Koretë shkëmbejnë zjarr artilerie

Autoritetet në Seul thonë se turpat koreanoveriore dhe ato të Koresë së Jugut shkëmbyen sot të shtëna artilerie në një rajon pranë kufirit bregdetar në Detin e Verdhë.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrotjes në Seul tha se predhat ranë në det dhe se nuk ka patur njoftime për dëme, apo të plagosur në ishullin Jon-pjong, ku në muajin nëntor një sulm me artileri nga Koreja e Veriut vrau 4 koreanojugorë.

Agjencia jugokoreane e lajmeve citoi zyrtarët të kenë thënë se në ishull po sot u dëgjua një tjetër breshëri, por nuk ishte e qartë në se ishulli ishte objektiv i sulmit. Zyrtarët ushtarakë koreanojugorë thanë se nuk ka patur shenja të lëvizjeve të pazakonta të trupave koreanoveriore sot, dhe se ato kishin zënë pozicione mbrojtjeje.

XS
SM
MD
LG