Lidhje

Dy pikturat e vjedhura të Pikasos gjenden në Beograd


Dy pikturat e vjedhura të Pikasos gjenden në Beograd
Dy pikturat e vjedhura të Pikasos gjenden në Beograd

Ministria e Brendshme e Serbisë bëri të njohur se dy piktura të Pikasos që ishin grabitur nga një ekspozitë në Zvicër u gjetën në Beograd.

Është fjala për pikturat “Kokë Kali” dhe “Kanë uji dhe gotë”, që kanë qenë në fondin e pikturave të Muzeut Sprengel në Hanover të Gjermanisë. Pikturat u vodhën në shkurt të vitit 2008, kur ishin ekspozuar në një qendër kulturore pranë Zyrihut.

Ministri serb i Brendshëm, Ivica Daçiç, tha se pikturat me vlerën e miliona dollarëve, u gjetën gjatë një operacioni të përbashkët të policisë serbe me atë zviverane.

XS
SM
MD
LG