Lidhje

Dy shpërthime në kryeqytetin e Sirisë, 27 të vrarë dhe 140 të plagosur, shumica civilë

  • Zëri Amerikës

Dy shpërthime autobombash që kishin në shënjestër objekte qeveritare në kryeqytetin e Sirisë, lanë 27 të vrarë dhe 140 të plagosur, shumica civilë.

Media shtetërore tha se shpërthimet ndodhën brenda pak minuatash nga njeri tjetri pranë një stacioni policie dhe një qendre të zbulimit në Damask.

Televizioni shtetëror paraqiti imazhe të tmerrshme nga skenat e ngjarjeve me shtëllungat e tymit që ngriheshin nga vendet e shpërthimit, grumbuj çeliku, copra materiali nga ndërtesat e dëmtuara dhe trupa të viktimave. Televizioni shtetëror intervistoi gjithashtu dhjetra njerëz, shumë prej të cilëve fajësuan udhëheqësit e vendeve të Gjirit dhe kanalet satelitore arabe për provokimin e trazirave në vendin e tyre.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por zyrtarët sirianë akuzuan “terroristët”, duke thënë dy atentatorët vetvrasës hodhën veten në erë pranë ndërtesave qeveritare.

Shpërthimet ndodhë, ndërkohë që një ekip ekspertësh të Kombeve të Bashkuara po përgatitet për një vizitë në Siri për të diskutuar mundësinë e vendosjes në vend të vëzhguesve ndërkombëtarë, si pjesë e përpjekjeve për të sprapsur dhunën e ushruar nga forcat qeveritare ndaj disidencës.

XS
SM
MD
LG