Lidhje

Dy sindikatat më të mëdha në Portugali hidhen në grevë

  • Zëri Amerikës

Dy sindikatat më të mëdha në Portugali hidhen në grevë

Dy sindikatat më të mëdha në Portugali hidhen në grevë

Dy sindikatat më të mëdha në Portugali filluan një ditë greve për të protestuar ndaj planeve shtrënguese të qeverisë.

Grevat po ndikojnë mbi sektorët e transportit duke anuluar fluturime dhe shërbime të trenave dhe autobusëve.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit privat dhe publik presin që kjo të jetë greva më masive në 20 vitet e fundit.

Qeveria po propozon të zgjidhë krizën e buxhetit duke shkurtuar shpenzimet përfshirë shkurtimin e pagave për punonjësit publik.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompui tha dje se Portugalia nuk ka nevojë për atë lloj ndihme financiare që Bashkimi Evropian po diskuton për Irlandën.

Ai tha se bankat në Portugali janë të kapitalizuara mirë dhe se vendi nuk ka patur atë fryrje të tregut të shtëpive që kanë prekur ekonomitë e tjera.

XS
SM
MD
LG