Lidhje

Dy të vdekur dhe qindra të plagosur gjatë protestave në Egjipt

  • Zëri Amerikës

Dy të vdekur dhe qindra të plagosur gjatë protestave në Egjipt

Dy të vdekur dhe qindra të plagosur gjatë protestave në Egjipt

Policia egjiptiane kundër trazirave përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kur ndërhyri në Sheshin Tahrir të Kajror dje herët për të shpërndarë protestuesit që ishin vendour atje një ditë më parë, duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur më shumë se 650 të tjerë.

Dëshmitarët thanë se përleshjet shpërthyen pasi policia shembi tendat e rreth 100 protestuesve që kishin qendruar në shesh gjatë natës në përpjekje për të rifilluar një protestë të heshtur kundër udhëheqjes ushtarake të vendit.

Turma sulmoi një mjet të blinduar të policisë dhe i vuri atij zjarrin, si dhe qëlloi me gurrë policinë.

Protesta u zhvilluan gjithashtu në qytete të tjera, përfshirë qytetin port verior të Aleksandrisë, kur të paktën një person vdiq, dhe në qytetin lindor Suez në brigjet e Detit të Kuq.

Qeveria e kontrolluar nga ushtria u bëri thirrje protestuesve të largoheshin nga Sheshi Tahrir. Televizioni shtetëror egjiptian njoftoi se policia arrestoi të paktën 18 persona, duke i përshkruar ata si elementë turbullues.

XS
SM
MD
LG