Lidhje

Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga një sulm në Belgjikë

  • Zëri Amerikës

Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga një sulm në Belgjikë

Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga një sulm në Belgjikë

Media belge njofton se katër vetë janë vrarë dhe të paktën 75 të tjerë janë plagosur nga një sulm me granatë në qytetin lindor Liege.

Njoftimet citojnë dëshmitarë sipas të cilëve të paktën dy persona hodhën granata dore dhe qëlluan me armë në drejtim të një stacioni autobusësh në sheshin Saint Lambert, një zonë e ngarkuar e qytetit.

Policia tha se autor i sulmit ishte Nordine Amrani, i cili ka qenë dënuar për mbajtje pa leje të drogës dhe armë, mes krimeve të tjera. Ai ishte mes të vrarëve të sotëm. Dëshmitarët thonë se ka kryer vetëvrasje. Nuk dihet motivi i sulmit.

XS
SM
MD
LG