Lidhje

Dy ushtarë britanikë ishin mes 17 të vrarëve nga sulmi taleban në Kabul

  • Zëri Amerikës

Dy ushtarë britanikë ishin mes 17 të vrarëve nga sulmi taleban në Kabul

Dy ushtarë britanikë ishin mes 17 të vrarëve nga sulmi taleban në Kabul

Ambasada britanike tha se dy shtetas të saj ishin mes 17 personave të vrarë nga një sulm vetvrasës në një autokolonë të Natos në Kabul.

Një sulmues taleban e përplasi makinën e mbushur me eksplozivë në një autobuz të blinduar të Natos duke vrarë pesë anëtarë të shërbimit ushtarak përfshi një ushtarë kanadez, tetë kontraktorë civilë dhe katër afganë.

Më parë u njoftua se 12 nga viktimat ishin trupa dhe punonjës amerikanë, por ministria e jashtme britanike tha se aleanca e Natos tani beson se dy nga të vrarët ishin kontraktorë britanik.

Talebanët morrën përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG