Lidhje

Dy violinçelistë kroatë kanë hedhur në treg një album me interpretime të muzikës rrok dhe pop


Dy violinçelistë kroatë kanë hedhur në treg një album me interpretime të muzikës rrok dhe pop
Dy violinçelistë kroatë kanë hedhur në treg një album me interpretime të muzikës rrok dhe pop

Dy violinçelistë të shquar nga Kroacia po gjejnë një audiencë të re këtu në Shtetet e Bashkuara me interpretimet e veçanta të muzikës pop.

Luka Suliç dhe Stjepan Hauser, kanë nxjerrë një CD të re me këngë si ajo e Majkëll Xheksonit, "Smooth Criminal" dhe "Human Nature" apo "Welcome to the Jungle" nga Guns N Roses dhe "Smells Like Teen Spirit" nga Nirvana.

Para se të punonin së bashku ata ishin muzikantë të shquar dhe miq. Për shkak të moshës së re dhe suksesit të secilit, njerëzit mendonin se ata nuk do të shkonin dhe do të ishin konkurrentë me njëri tjetrin.

Por më në fund ata interpretuan së bashku dhe bashkëpunuan në këngën Smooth Criminal të cilën e ngarkuan në YouTube.

Ajo tërhoqi 3 milionë vizitorë në vetëm dy javë. Kjo arritje bëri që ata të kërkoheshin nga televizionet.

Elton Xhon e ftoi duetin të interpretonte në turneun e tij të verës dhe sigurisht pas gjithë kësaj erdhi një marrëveshje regjistrimi me kompaninë "Sony Masterworkds".

Albumi i tyre 2Cellos ka dalë tani në tregun amerikan.











XS
SM
MD
LG