Lidhje

Dy zona të Sudanit, përballë urisë


Dy zona të Sudanit, përballë urisë
Dy zona të Sudanit, përballë urisë

Shtetet e Bashkuara thonë se ka të ngjarë që dy zona të Sudanit të përballen me urinë derisa qeveria të lejojë grupet e ndihmave për të hyrë në këto zona.

Ky shqetësim ngrihet në një letër që Zëri i Amerikës mori sot, e që Shtetet e Bashkuara e kanë shpërndarë për anëtarët e Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Letra akuzon Sudanin se po pengon ndihmat humanitare që të hynë në shtetet e Kordofanit Jugor dhe Nilit Blu, ku qeveria lufton me rrebelët që nga mesi i vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara thonë se pa ndihma të reja humanitare këto dy shtete do të përballen deri në muajin mars me nivele të “emergjencës” përsa i përket situatës së furnizimit me ushqime.

Nuk ka reagime deri tani nga qeveria e Sudanit për letrën e Shteteve të Bashkuara drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

XS
SM
MD
LG