Lidhje

Dymujori i lëvizjes “Zaptimi i Uoll Stritin”, qindra protestues mblidhen në Nju Jork

  • Zëri Amerikës

Dymujori i lëvizjes “Zaptimi i Uoll Stritin”, qindra protestues mblidhen në Nju Jork

Dymujori i lëvizjes “Zaptimi i Uoll Stritin”, qindra protestues mblidhen në Nju Jork

Qindra protestues janë mbledhur në Nju Jork, si pjesë e ditës kombëtare për veprim që mbështetet nga demonstrata të tjera në mbarë vendin.

Në distriktin financiar të Nju Jorkut, situata u intensifikua ndërsa qindra demonstrues anti-kapitalist shtyjnë policinë dhe barriera të tjera të vendosura përreth Uoll Stritit.

E enjtja shënon dy muajorin e lëvizjes “Zaptimi i Uoll Stritin”dhe protestuesit kanë premtuar të tregojnë një forcë të madhe.

Policia e Nju Jorkut tha se të paktën 50 protestues u arrestuan ndërsa grupi u përpoq të ndërpriste aktivitetin në bursën e Nju Jorkut.

Zhvillimet e fundit vijnë dy ditë pasi autoritetet e qytetit dëbuan protestuesit nga Parku Zuccotti në Manhattan, ku ata kishin ngritur një kamp që nga shtatori. Protestuesit u lejuan të ktheheshin në hapësirën publike, por jo të ngrinin aty kampe.

Protestuesit thonë se kanë në plan ta përhapin demonstratën e sotme në metrotë dhe urat e mëdha të Nju Jorkut.

XS
SM
MD
LG