Lidhje

Dyqani "Made in America" e bën blerjen një gjest patriotik


Dyqani "Made in America" e bën blerjen një gjest patriotik
Dyqani "Made in America" e bën blerjen një gjest patriotik

Shumica e artikujve që shiten në Shtetet e Bashkuara nuk prodhohen këtu. Por një dyqan në shtetin e New Yorkut dëshiron ta ndryshojë këtë fakt me një ide të thjeshtë, duke shitur vetëm artikuj të prodhuar tërësisht në Amerikë, ide kjo që ka tërhequr blerës.

Ky autobus turesh është mes dhjetra të tillëve që e kanë përfshirë qytetin e vogël Elma në shtetin e New Yorkut, në itenerarin e tyre këtë vit. Në një zonë që përfshin pika turistike si ujëvarat e Niagarës dhe kanalin Iri, këta pensionistë shtojnë në irenerarin e tyre edhe një ndalesë në dyqanin Made in America. Pronari Mark Andol hyn në autobuz dhe u thotë udhëtarëve se blerja në dyqanin e tij është një akt patriotik.

“Kur hynë në atë dyqan dhe bleni diçka ato janë prodhime të Amerikës, të punëtorëve amerikanë dhe paratë që ju shpenzoni ndihmojnë ekonominë tonë. Gëzojeni këtë fakt dhe për këtë ju falenderoj”!

Konsumatorët hyjnë në dyqanin plot hapësirë, që më parë ishte dyqan për shitjen e makinave. Flamurët amerikanë dhe citime patriotike mbulojnë muret e dyqanit. Kënga tipike e dyqanit dëgjohet në të gjithë ambjentin.

Gloria Gisa nga Vaselboro e shtetit Maine thotë se ajo kërkon të gjejë e të blejë mallra të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, por në këtë dyqan ajo nuk ka nevojë të kërkojë.

“Më kujtohen vitet e fëmijërisë kur çdo mall ishte prodhim amerikan. Dhe kështu duhet të jetë”.

Megjithatë, Giesa e pranon se ajo nuk blen gjithë prodhime amerikane.

“Duhet të blesh mallin më të mirë dhe më të lirë. Për disa njerëz çdo kursim është i rëndësishëm, edhe sikur të kursesh 50 cent”.

Mark Andol e shikon dyqanin e tij si një mënyrë për prodhuesit amerikanë që të hyjnë përsëri në një treg mallrash, ku ata e panë veten jashtë lojës për shkak të konkurenvës së huaj me çmime të ulëta. Për të kjo ka qënë një përvojë personale. Para pak vitesh, kompania e tij e saldimit gati sa nuk humbi plotësisht pasi humbi kontrata të mëdha ndaj prodhuesve të huaj. Ai pushoi nga puna gati gjymën e 70 punëtorëve të tij.

Së pari, pranon zoti Andol, dyqani i tij ishte më shumë një ide se sa një plan biznesi, pasi kur e hapi atë para 14 muajsh, aty kishte vetëm 50 artikuj.

Tani konsumatorët mund të zgjedhin mes më shumë se 3 mijë artikujve. Disa artikuj të domosdoshën mungojnë, si për shembull hapës konservash, makinë kafeje ose artikuj elektronikë. Por çmimet e artikujve të disponueshëm janë të njëjtë me dyqane të tjera, si xhinsat i blen për 30 dollarë dhe një bluzë pambuku kushton 14 dollarë dhe në të shkruhet “Kina është një distancë e largët për të shkuar në punë”.

Është puna e menaxherit Rob Weylan që të sigurohet se të gjitha prodhimet janë 100 për qind amerikane. Zoti Weylan thotë se për orë të tëra ai ferifikon pretendimet e prodhuesve të ndryshëm se artikujt e tyre janë plotësisht amerikane.

“Nëse për një arsye në dyqanin tonë hyjnë mallra jo 100 për qind amerikane, ne i eliminojmë këto mallra sepse kontraktorët na gënjyen”.

Deri tani, parimi patriotik nuk është shndëruar në përfitim. Çdo përfitim që dyqani ka bërë është shfrytëzuar për të blerë artikuj të rinj. Megjithatë, shitjet këtë vit krahasuar me një vit më parë janë dyfishuar, falë përhapjes së fjalës dhe vizitave të turistëve nga qytete të tjera.

XS
SM
MD
LG