Lidhje

Dyshja e muzikës jazz John dhe Bucky Pizzarelli nxjerrin në treg albumin e tyre të dhjetë

  • Dag Levin

Dyshja e muzikës jazz John dhe Bucky Pizzarelli nxjerrin në treg albumin e tyre të dhjetë

Dyshja e muzikës jazz John dhe Bucky Pizzarelli nxjerrin në treg albumin e tyre të dhjetë

Admiruesit e muzikës xhaz kanë mundësi të dëgjojnë tani këngët e reja të dyshes John dhe Bucky Pizzarelli, të përfshira në albumin e tyre të fundit “Family Fugue”. Korrespondenti Doug Levine i Zërit të Amerikës njofton më tepër hollësi.

Muzikanti John Pizzarelli është ndikuar në formimin e tij artistik nga krijues krejt të ndryshëm që nga Nat “King” Cole deri tek grupi The Beatles, por frymëzimi i tij më i vazhdueshëm ka qenë i ati Bucky. Njëherë Xhoni tha: “Dashuria e tim ati për muzikën në përgjithësi më ka bërë të vlerësoj çdo gjë që kam edhe më tepër, sepse aq shumë ai e do atë”.

Xhoni dhe Baki e kanë të përbashkët atë dashuri, por gjithashtu ata lujanë së bashku kitara solo në albumin e tyre të ri “Family Fugue”. Këta mjeshtra, të përfshirë edhe në “Katalogun e Këngëve më të Mira Amerikane” kanë kompozuar këngë të njohura si “All The Things You Are”.

Admirimi i ndërsjelltë për njëri-tjetrin ndjehet mirë edhe në bashkëpunimin e dyshes për realizimin e këngës “Stardust”, të kompozitorit Hoagy Carmichael.

Për vite me rradhë, stili dhe ritmi i veçantë i kitarës së Baki Picarelit i dha atij mundësinë të punonte pa pushim, qoftë edhe me reklama televizive. Ai gjithashtu ka bërë shumë turne nëpër botë. Shokë të tij muzikantë shpesh mblidheshin në shtëpinë e familjes Picareli në Nju Xhersi për të treguar histori dhe për të luajtur muzikë. Natyrisht, Xhoni dhe motrat e vëllezërit e tij festonin së bashku me ta, duke kënduar dhe duke u rënë instrumentave për orë me rradhë në dhomën e tyre të ndenjes.

Xhoni mësoi t’i bjerë banxhos dhe kitarës. Më pas ai mësoi të këndojë dhe t’i bjerë trumpetës. Duke qenë një admirues i madh i Xhejms Tailor dhe Billi Xhoel, ai fillimisht këndonte këngë pop në restorante dhe pijetore. Ai ishte 20 vjeç kur u ngjit për herë të parë në skenë së bashku me Bakin dhe 23 vjeç kur regjistroi këngën e tij të parë “I’m Hip, Please Don’t tell Me Father”.

Xhon dhe Baki Picareli kanë regjistruar së bashku dhjetë albume, përfshirë këtu dhe albumin e ri “Family Fugue”. Në Festivalin e Montereit të Muzikës Zhaz, atyre do t’u bashkohet vëllai i Xhonit, Martini, në kitarë bas dhe bashkëshortja e tij Xhesika Molaskei si këngëtare. Ata do të prezantohen si grupi “First Family of Cool”.

XS
SM
MD
LG