Lidhje

Dyshja muzikore LMFAO, një bashkëpunim i suksesshëm që nga fëmijëria

  • Larry London

Dyshja muzikore LMFAO, një bashkëpunim i suksesshëm që nga fëmijëria

Dyshja muzikore LMFAO, një bashkëpunim i suksesshëm që nga fëmijëria

Kënga e tyre “Party Rock Anthem” u rendit në vendin e parë në listën e këngëve këtu në SHBA

Dyshja e grupit LMFAO u krijua në vitin 2006 në Los Anxhelos të Kalifornisë. Kënga e tyre “Party Rock Anthem” u rendit në vendin e parë në listën e këngëve këtu në SHBA, ndërsa ka një numër rekord shikuesish në You Tube, rreth 200 milionë. Mund të çuditeni po të dëgjoni se pjesëtarët e këtij grupi muzikor janë lidhur qysh në fëmijëri.

Grupi muzikore me duetin e Redfoo dhe SkyBlue për 6 javë rresht ishin në krye të klasifikimit “Billboard” Hot 100 këtë vit dhe fituan çmimin e Këngës së verës për këngën më të mirë. CD e tyre e dytë quhet “Sorry for the party Rockin’” e cila është një kërkesë ndjese...

“Ndoshta kjo falje kërkohet nga fëmijët për prindërit.... ndoshta janë fëmijët mbrapa në makinë që me një radio në dorë kërkojnë stacionin që duan, dhe kur e gjejnë hapin dritaren e makinës dhe këndojnë, ndërsa prindërti u thonë të ndalojnë. Këtu është momenti të thuhet fraza e këngës, që kërkohet ndjesë për muzikën e lartë e energjike”.

LMFAO është një emër i çuditshëm për grupin i cili dikur nijihej si “The Sexy Dudes”, kryesisht kur mëson se cili është personi që u ka vënë këtë emër.

“Isha në çati me gjyshen dhe e pyeta se si i dukej emri Sexy Dudes, dhe ajo më shkruajti LMFAO, ishte e pabesueshme. Redfoo erdhi në atë moment dhe iu duk emër shumë interesant”.

LMFAO, emrat e të cilëve janë Stefan Gordi dhe Skyler Gordy, kanë më shumë se nga një emër. Ata shpjegojnë lidhjen e familjes së tyre me themeluesin e shtëpisë diskografike Motown, Berrry Gordy JR.

“Unë jam nipi, ai është i biri i Berry Gordit”.

Ka qenë një ngjitje e shpejtë për LMFAO, i cili në dy vjet ka fituar disa çmime si dhe një albume të artë dhe disa të platintë.

“6 javë në krye të klasifikimit Billboard ishte një arritje e mrekullueshme për t’iu treguar se ëndrrat tuaja mund të realizohen. Ndjeshesh mirë kur je në rrugën e duhur dhe bën shumë njerëz të lumtur anembanë botës”.

Ndërsa disa e quajnë artin e tyre muzikë dens, e disa të tjerë elektro pop, vetëm LMFAO dinë se çfarë është muzika e tyre.

“Ne bëjmë muzikë për festa, festa enrgjike dhe të mëdha. Vijmë nga një e kaluar me muzikën hip hop por ne e pëlqejmë botën e festave dhe tërhiqemi prej saj. Na pëlqen komedia dhe të kërcejmë dhe kur mendojmë se çfarë na pëlqen, kënga nis me temën e rrymës dance. Në çdo videoklip ne duam vallëzimin pasi na pëlqen të kërcejmë”.

Refoo dhe Skyblue të LMFAO-s dinë se si t’ia kalojnë mirë dhe me sa duket prej koncerteve të tyre edhe adhuruesti e tyre ia kalojnë shumë bukur në to.


XS
SM
MD
LG