Lidhje

E ardhmja e centraleve bërthamor në SHBA


E ardhmja e centraleve bërthamor në SHBA
E ardhmja e centraleve bërthamor në SHBA

Një zyrtar i lartë amerikan për çështje bërthamore thotë se kriza bërthamore japaneze nuk do të ndalojë agjencinë e tij nga lëshimi i lejeve të reja për veprimtarinë e reaktorët bërthamore ekzistues në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i Komisionit Rregullator të Operacioneve Bërthamore, Bill Borchardt dëshmoi sot para Komisionit të Senatit për Energji.

Borchardt u tha ligjvënësve se rreth gjysma e 104 centraleve bërthamorë të vendit janë në procesin e përtëritjes së licencave të tyre. Ai tha se nuk është në dijeni për ndonjë arsye teknike për të ngadalësuar këtë proces.

Borchardt tha se në qoftë se ka nevojë për të bërë ndryshime në mënyrën se si veprojnë centralet bërthamore, këto ndryshime do të bëhen pa hezitim, jashtë procesit të licencimit.

Borchardt dhe Peter Lionit, një zyrtar i lartë bërthamore nga Departamenti i Energjisë, i siguruan gjithashtu ligjvënësve se rrezatimi nga centrali bërthamor i Fukushimës në Japoni nuk përbën kërcënim për njerëzit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG