Lidhje

E ardhmja e FMN-së pas dorëheqjes së zotit Stros-Kan

  • Zëri Amerikës

E ardhmja e FMN-së pas dorëheqjes së zotit Stros-Kan

E ardhmja e FMN-së pas dorëheqjes së zotit Stros-Kan

Dorëheqja e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Shtraus-Kahn ka ndezur debate se kush duhet të zëvendësojë atë.

Tradicionalisht, kreu i FMN-së ka qenë një evropian në kuadrin e një marrëveshje që një amerikan të jetë në krye të Bankës Botërore. Zyrtarët evropianë thonë se FMN-ja është duke luajtur një rol kyç në zgjidhjen e një krize të borxhit në Europë, duke e bërë të rëndësishme që shefi i ri të jetë një njohës i mire i çështjeve evropiane.

Sipas disa lajmeve, Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde është një kandidate kryesore për këtë post. Por zyrtarë nga vendet e tjera thonë se është koha që drejtori i FMN-së të jetë nga një prej vendeve në zhvillim, si Kina, India, apo Brazili. Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner bëri thirrje sot për një proces të shpejtë dhe transparent.

Kina është në mesin e disa vendeve që kërkon që zgjedhja të bëhet mbi bazën e paanshmërisë, transparencës, dhe meritave. Sipas disa burimeve, kandidatë të mundshëm për postin e drejtorit të FMN-së janë nga India, Singapori, Gjermania, Turqia, Afrika e Jugut, dhe vende të tjera. Për momentin, FMN-ja drejtohet nga zëvëndës shefi i saj, amerikani John Lipsky.

FMN-ja ka 187 anëtarë. Ky institucion këshillon, jep hua për të vendet anëtare dhe bashkërendon politikat ekonomike globale.

XS
SM
MD
LG