Lidhje

E ardhmja politike e Berluskonit përsëri në pikëpyetje


E ardhmja politike e Berluskonit përsëri në pikëpyetje
E ardhmja politike e Berluskonit përsëri në pikëpyetje

E ardhmja politike e kryeministrit italian Silvio Berluskoni është vënë përsëri në pikëpyetje, ndërsa janë shtuar thirrjet e opozitës për dorëheqjen e tij. Presidenti italian Xhorxho Napolitano foli për mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit disa orë pasi ai arriti në parlament një fitore të rëndësishme në një votim për buxhetin, që ishte konsideruar si një votëbesim për udhëheqjen e tij politike.

Por ndërsa 308 ligjvënës votuan në favor të ligjit për buxhetin, 321 të tjerë abstenuan. Askush nuk votoi kundra. Kjo do të thotë që zoti Berluskoni nuk arriti të sigurojë 316 votat e nevojshme për të patur mbështetjen e shumicës së Parlamentit për reformat e tij ekonomike.

Votimi shihej si një provë besimi për udhëheqjen e tij politike. Pasi më tepër se gjysma e parlamentit refuzoi të votonte, opozita kërkoi menjëherë dorëheqjen e kryeministrit Berluskoni.

Kriza e borxhit që ka përfshirë Eurozonën ka ushtruar presion mbi zotin Berluskoni për të ndërmarrë hapa të shpejtë drejt reformave të vështira për të mbrojtur ekonominë italiane.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë dhe e shtata më e madhja në botë, por ajo përballet me një krizë të mundshme ekonomike të shkaktuar nga një borxh publik gjithnjë në rritje.

XS
SM
MD
LG