Lidhje

E ardhmja politike e Stros Kahnit

  • Lisa Bryant
  • Paris

E ardhmja politike e Stros Kahnit

E ardhmja politike e Stros Kahnit

Njoftimet se rasti i sulmit seksual në Nju Jork ndaj ish shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn mund të shpërbëhet, ka shkaktuar trazira edhe në gjirin e politikës franceze. Sikurse njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant nga Parisi, çështja e Strauss-Kahn po ashtu ka krijuar një ndarje të thellë përsa i përket çështjeve seksuale dhe pushtetit në Francë.

Vetëm një javë më parë, shumë analistë dhe njerëzit më të thjeshtë në Francë e konsideronin zotin Strauss-Khan një ish politikan. Më herët shumë e konsideronin politikanin socialist një kandidat të fuqishëm për presidentin e ardhëshëm të Francës. Por e gjithë kjo ndryshoi në maj, kur një pastruese hoteli në Nju Jork ngriti akuza për sulm seksual ndaj tij.

Zoti Strauss-Kahn u vu nën arrest shtepiak dhe dha dorëheqjen nga puna si drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë, po shtohen pikpyetjet rreth kredibilitetit të akuzueses. Ndërsa në Francë dy anketa të reja i gjejnë francezët të ndarë nëse zoti Strauss-Khan duhet të rikthehet në politikë nëse tërhiqen akuzat ndaj tij.

Në rrugët e Parisit shumë njerëz si 19 vjeçari David Mourjan janë në favor të rikthimit të tij.

“Ai do të kthehet në Francë dhe do të mirëpritet si hero sepse ishte viktimë e një komploti. Mendoj se ai ka më shumë shanse të bëhet presidenti i ri i Francës.”

Një numër politikanësh të Partisë Socialiste ndajnë të njëjtat qendrime. Por rasti i zotit Strauss-Khan dhe reputacioni i tij si qefli femrash po ashtu kanë ngritur një debat të apasionuar në Francë ndaj maçizmit dhe seksualitetit në politikë.

Analistja Nicole Bacharan me Fondacionin e Shkencave Politike me qendër në Paris, thotë se ndërkohë që shihet entuziasmi mes mbështetësve meshkuj për mundësinë e rikthimit të zotit Khan në politikë, gratë ndihen të shokuara që e kaluara e tij mund të harrohet.

“Nëse Dominique Strauss-Kahn nuk e përdhunoi këtë grua, ai duhet të lirohet. Megjithatë, mendoj se e gjithë kjo do ta bëjë më të vështirë për gratë kudo që të dalin dhe të tregojnë se janë përdhunuar. Ky nuk është një lajm i mirë.”

Profesori i shkencave politike me Universitetin Amerikan në Paris Steven Ekovich beson se pavarësisht të ardhmes së zotit Strauss-Khan, rasti i tij ka ofruar një mësim qytetar për shumë francez.

“Ky është kandidati i presopozuar socialist për president....dhe socialistët mbahen si të marrë nëpër këmbë, të varfër, ata që nuk kanë qënë të priveligjuar në jetë. Kështu që rolet faktikisht janë zëvendësuar në këtë situatë. Ndaj hipokrizia del në pah me skandalin politik apo madje atë seksual. Ndaj këtu kemi një shembull të shkëlqyeshëm të hipokrizisë.”

Por shqetësimet e zotit Strauss-Khan janë shumë larg përfundimit. Sipas njoftimeve të shtypit një shkrimtare e re ka në plan të ngrejë akuza seksuale ndaj tij sot në Francë.



XS
SM
MD
LG