Lidhje

Cigaret elektronike: a janë të dëmshme?


Gjatë disa viteve të fundit, cigaret elektronike ose e-cigaret, janë përhapur mjaft. Mes përdoruesve të sotëm ka edhe shumë të rinj, mjaft prej të cilëve nuk kanë pirë duhan kurrë.

Një studim i ri tregon se të rinjtë që fillojnë me cigare elektronike kanë më shumë gjasa të përdorin cigare duhani në të ardhmen.

Cigaret elektronike fillimisht hynë në treg si alternativë për të rriturit që donin të linin duhanin.

E-cigaret janë pajisje të cilat dërgojnë nikotinë në mushkëri duke ngrohur një lëng që përmban nikotinë, dhe që thithet. Blerësi mund të vendosë sasinë e nikotinës që përmban lëngu.

Adam Leventhal i Universitetit të Kalifornisë Jugore thotë:

"Cigaret eletronike kanë shije joshëse si karamele e çamçakëz. I përkasin teknologjisë së përparuar, janë moderne dhe të modës.”

Për këto arsye, përdorimi i tyre është përhapur shumë mes të rinjve në të gjithë botën. Michelle Mercado tani pi cigare të rregullta, por kur ishte më e re përdorte cigare elektronike.

"Shoh shumë njerëz me cigare elektronike. Ata janë nxënës të shkollave të mesme ose pak të më të mëdhenj.”

Adam Leventhal dhe studiues të tjerë anketuan mbi 2-mijë nxënës të shkollave të mesme në Los Angeles nga viti i 9-të, kur shumica ishin rreth 14 vjeç. Në atë kohë, nxënësit thanë se nuk kishin pirë ndonjëherë duhan. Por një numër i tyre kishin provuar cigare elektronike.

"Ne krahasuam adoleshentët që kishin përdorur cigare eletronike me ata që nuk kishin përdorur, për të parë ndikimin midis dy grupeve.”

Nxënësit u anketuan përsëri gjashtë muaj më vonë në fillim të vitit të 10-të.

"Nxënësit që përdorën cigare elekronike kishin mbi katër herë më shumë gjasa për të filluar duhanin sesa ata që nuk kishin përdorur cigare elektronike."

Zoti Leventhal thotë se përdorimi i e-cigareve në moshë të re mund të krijojë një brez të ri duhanpirësish, si dhe të kthejë mbrapa përparimin e e bërë në mbajtjen larg të rinisë nga pirja e duhanit. Studimi u botua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

XS
SM
MD
LG