Lidhje

E djathta ekstreme dhe kërcënimi për sigurinë në Evropë

  • Sarah Henesi

E djathta ekstreme dhe kërcënimi për sigurinë në Evropë

E djathta ekstreme dhe kërcënimi për sigurinë në Evropë

Sulmi terrorist në Norvegji i kryer nga një ekstremist i djathtë norvegjez ka ngritur pikëpyetje lidhur me kërcënimet e sigurisë në Evropë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Selah Hennessy shtron pyetjen, në se kërcënimi që mendohet se vjen nga ekstremizmi islamik ka lënë në hije kërcënimet që i vijnë sigurisë nga ekstremizmi i majtë dhe ai i djathtë.

Pas sulmit të kohëve të fundit në Norvegji, Agjencia Europiane e Zbulimit, Europol, tha se do të ngrinte një ekip ekspertësh për të hetuar mbi kërcënimet jo-islamike në vendet skandinave. Agjencia tha se ky ekip do ta shtrinte veprimtarinë e vet në një numër vendesh evropiane. Blanka Kolenikova, analiste për Evropën në Institutin HIS të Londrës thotë se zgjerimi i fokusit të vëzhgimeve për sigurinë mund të jetë i dobishëm.

“Mund të thuhet se kërcënimi nga islamizmi ekstremist ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes dhe ndoshta edhe forma të tjera ekstremizmi, si ai i djathtë, që nuk ka qenë objekt vëzhgimi nga agjencitë e sigurisë”.

Në një raport të këtj viti të Intrepolit thuhej se në vitin 2010 nuk ka patur sulme nga ekstremizmi i djathtë. Në të thuhej se grupe të ekstremizmit të mjatë kryen 45 sulme gjatë vitit 2010.

Pikëpamja e përgjithshme është se grupet e ekstremit të djathtë nuk kanë patur lidhje të ngushtë, ose mbështetje nga publiku. Por në raport thuhet se ekstremistët e djathtë po bëhen përherë e më aktivë në internet.

Studjuesja Kolenikova thotë se grupe të ekstremit të djathtë po bëhen më profesionistë.

“Gjithmonë ka për të patur simpatizantë të kësaj ideologjie dhe në disa raporte të kohëve të fundit po ashtu thuhet se këto grupe të ekstremit të djathtë po bëhen më të sofistikuara. Por është e vërtetë se këto grupe mund të përbëjnë kërcënim në një fare mase.”

Anders Behring Breivik ka pranuar se ka kryer një sulm vdekjeprurës në qendër të Oslos dhe se ka qëlluar me armë, duke vrarë dhjetra persona në një kamp rinie, në një ishull pranë.
Para se të kryente sulmin e 22 korrikut, Brevik doli se ka publikuar në internet një “manifest” prej 1 mijë e 500 faqesh. Ekspertët politikë i thanë Zërit të Amerikës se pikëpamjet e shprehura atje i takojnë ekstremit të djathtë. Një nga shqetësimet e tij më të mëdha duket se është imigracioni i besimtarëve myslimanë në Evropë. Policia në Norvegji thotë se beson se Brevik ka vepruar i vetëm, megjithëse është duke hetuar thënien tij se ka lidhje me grupe të tjera.

Nigel Inkster është drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike për Kërcënimet për Vendet e Ndryshme dhe Rreziqet Politike në Britani. Ai thotë se terrorizmi islamik është kërcënimi më serioz ndaj sigurisë evropiane dhe është më e vështirë të gjurmohet. Ai thotë se esktremistët e djathtë është relativisht e lehtë të gjënden. Për këtë arsye, thotë ai, në Britani, kjo është detyrë policisë dhe jo e forcave të sigurisë.

“Këto grupe nuk janë dhe aq të vështira për sfidat e sigurisë, tek ata është relativisht e lehtë që të depërtojmë dhe nuk nevojiten teknikat e sofistikuara, që zakonisht përdorin shërbimet e sigurisë dhe mendoj se kjo është e drejtë.”

Ai thotë se në Britani kërcënimi që paraqet esktremi i djathtë zakonisht nuk ka ardhur në formën e një sulmi terrorist.

“Mendoj se shumica e dhunës që kemi parë nga grupet e ekstremit të djathtë ka qenë ndoshta më e rastësishme, demonstrata kundër immigrantëve, sulme ndaj imigrantëve që demonstrojnë, ose thjesht sulme ndja imigrantëve në kushte normale.”

Disa xhami në Britani thonë se janë duke i forcuar masat e sigurisë pas sulmeve që ndodhën në Norvegji.


XS
SM
MD
LG