Lidhje

SHBA dhe e drejta e armëmbajtjes


Amerikanët sot shënojnë Ditën e Ndërgjegjësimit për Dhunën me Armë, ndërkohë që forcat e rendit mbledhin dëshmi e fakte nga një tjetër skenë dhune, këtë radhë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, e cila pason incidente të ngjashme në Hjuston dhe Çikago. Vrasje masive dhe viktima nga dhuna me armë zjarri janë bërë diçka e zakontë në Shtetet e Bashkuara dhe amerikanët ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për t’iu përgjigjur problemit. Disa duan ligje më të forta për të kontrolluar armëmbajtjen, të tjerët thonë se armët duhet të lejohen kudo në mënyrë që njerëzit të mund të vetëmbrohen:

Tre vjet më parë, adoleshentë në lagjen South Side të Çikagos u veshën me bluza ngjyrë portokalli për të nderuar shokët e klasës të vrarë në incidente me armë zjarri. Ngjyra portokalli simbolizon vlerën e jetës njerëzore. Ky akt i një grupi të rinjsh ka marrë përmasa kombëtare dhe tani quhet lëvizja “Vishu Portokalli”. Shumë ndërtesa dhe struktura të njohura amerikane ndriçohen ngjyrë portokalli për të vënë në dukje problemin.

Kineasti Spike Lee ishte dje në Nju Jork, ku ndërtesa Empire State u ndriçua ngjyrë portokalli.

“Ky është një moment i rëndësishëm në historinë amerikane. Njerëzit po ngrihen në mbarë vendin për të thënë, mjaft më! 91 amerikanë vdesin çdo ditë në këtë vend; 2/3 me vetëvrasje. Kjo është e papranueshme”.

Shumë amerikanë besojnë se armëmbajtja për vetëmbrojtje është një e drejtë e sanksionuar në kushtetutë. Aktivisti Rob Schenck në Uashington ishte një prej tyre. Por një incident vdekjeprurës në lagjen e tij e ka bërë të ndërrojë mendje.

“Sa herë që dikush kap armën për vetëmbrojtje, bëhet gati të vrasë një person tjetër”.

Ai thotë se ligji amerikan u njeh individëve të drejtën e armëmbajtjes, por nuk zgjidh dilemën etike nëse është e drejtë të vrasësh një qenie tjetër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG