Lidhje

E kaluara sovjetike kujtohet në një muze të Hungarisë


E kaluara sovjetike kujtohet në një muze të Hungarisë
E kaluara sovjetike kujtohet në një muze të Hungarisë

Një ekspozitë në Budapest tregon realitetin e hidhur të Hungarisë nën regjimin komunist. Dy dekada pas tranzicionit në demokraci në Evropën Lindore, hungarezët janë sa të penduar edhe nostalgjikë. Duke festuar vitin e 10-të, Muzeu Shtëpia e Terrorit në Budapest portretizon marrëdhënien e vështirë të Hungarisë me Gjermaninë naziste dhe Bashkimin Sovjetik.

Ekspozita i referohet organizatave si partia fashiste Arrow Cross dhe policia e Hungarisë AVH – e ngjashme me policinë sekrete sovjetike, KGB. Në bodrumin e muzeut, vizitorët mund të shohin shembuj të qelive të torturave të përdorura nga AVH për të mposhtur të burgosurve.

Kjo është e njëjta ndërtesë e përdorur nga të dyja organizatat e terrorit në atë kohë – në rrugën me numër 60 Andrassy. Vite më vonë, vetëm përmendja e kësaj adrese i terrorizon të moshuarit. Një tank sovjetik i asaj kohe qëndron përpara një muri me fotografi të viktimave të terrorit. Në ekspozitë qëndron i varur një litar që përdorej për të ekzekutuar të burgosurit politik. Muzeu është kritikuar shpesh se është i një natyre më shumë sensacionale dhe më pak historike. Drejtoresha Maria Schmidt thotë se ka arsye të forta që ekspozita të prezantohet në këtë mënyrë.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është se grupet e shkollave që vijnë këtu nuk duhet të sillen keq dhe të bëjnë shaka. Ky nuk është vendi. Por këtë mund ta arrijmë duke përdorur pajisjet dhe teknikat që mund t’i trondisin dhe t’i shtyjnë të mendojnë për të kaluarën”.

Schmidt thotë se nuk ka vetëm zemërim dhe pendim lidhur me regjimin e mëparshëm. Ka gjithashtu edhe një farë nostalgjie, ndërkohë që shumë të moshuar sot kanë qënë të rinj në vitet 60 dhe 70 dhe Hungaria nën udhëheqjen e Janos Kadarit ishte më mirë sesa shtetet e tjera nën Perden e Hekurt.

Pas Revolucionit Hungarez të vitit 1956, udhëheqja e re nën Kadarin donte të siguronte që hungarezët të mos ngriheshin përsëri në revoltë. Ai bëri lëshime ekonomike dhe sociale – megjithëse jo politike për të zbutur popullatës disi rebele. Nga vitet 70, sistemi në Hungari filloi të quhej Komunizmi i Gulashit dhe njerëzit ngadalë filluan të harrojnë krimet e kryera nga qeveria në vitet 50 dhe 60 përfshi internimet, ekzekutimet dhe kolektivizimin e detyruar.

“Hungaria është shumë ndryshe sot dhe është shumë e vështirë ta tregosh të kaluarën. Kjo është arsyeja që Shtëpia Terrori është një vend i mirë për të sjell miq. Muzeu ekspozon pjesën e errët të komunizmit dhe tregon atë që ndodhi në atë kohë”, thotë ciceroni Riçard Bogdan.

Në dyqanin e dhuratave në Shtëpinë e Terrorit, përveç librave për komunizmin dhe holokaustin, ka gjithashtu sende të tjera që të kujtojnë ato kohë, por me një sens humori. Partia komuniste hungareze ende ekziston megjithëse jo në parlament, me gati 10 mijë anëtarë në popullisnë e Hungarisë prej 10 milion banorësh. Ata nuk janë popullorë, por janë pasues të Kadarit dhe besojnë se diktatura është thjesht një përkufizim personal.

“Demokracia për dikë është diktaturë për një tjetër. Për mua si komunist, dhe jam shumë i sinqertë kur e them këtë, kjo që kemi sot në Hungari është diktaturë – diktaturë e parave. Vetë paratë dhe kapitalizmi është një formë diktature. Demokraci për mua ishte regjimi i mëparshëm ku të gjithë kishin punë, kishin shtëpi dhe siguri. Kushtetuta u garantonte të gjithëve të drejtën e punës, të drejtën e pronës”, thotë Magda Kovaç, nënpresident i Partisë Komuniste Punëtore.

Pankartat mund të ofrojnë mesazhe prekëse rreth të tashmes, dhe kur grumbullohen në ekspozitë si koleksion mund të ofrojnë kujtesa prekëse dhe me humor të së kaluarës. Të 50 pankartat po prezantohen në një koleksion për herë të parë. Ato janë grumbulluar nga një koleksionist danez arti, i cili ka mbledhur mijëra pankarta nga Evropa Lindore përfshi 400 vetëm nga Hungaria.

Megjithëse pankartat janë të 20 vjetëve të fundit të historisë pasi Hungaria të bëhej vend demokratik, shumë prej tyre ende përdoren si simbole dhe imazhe të periudhës së komunizmit. Regjimi i mëparshëm është ende në mendjet e shumë artistëve si Istvan Oroz.

Oroz është dizenjator dhe ka lindur pak para vitit 1956. Në pankartat e tij lexon në rusisht “Shokë Ka Mbaruar. Ai e hartoi këtë pankartë në fund të vitit 1989 kur u bë e qartë se forcat sovjetike që pushtuan Hungarinë do të largoheshin së shpejti.

Hungaria do të bëhej demokraci dhe udhëheqësit politik të opozitën, për të cilët Oroz e stiloi pankartën, ishin të mbushur me shpresë për lirinë e re në Hungari. Imazhi qysh atëherë, është bërë ikonë në Hungari dhe gjetkë në rajon. Ai u ngrit në parlamentin lituanez në vitin 1990 para se ky vend të shkëputej nga sundimi sovjetik.

Kjo pankartë e Orozit është një referencë e statujës së Stalinit që u përmbys në vitin 1956 gjatë revolucionit hungarez. Pankarta u krijua në vitin 2006, në 50 vjetorin e rezolucionit, dhe tregon dikë tjetër që qëndron në çizmet e Stalinit.

XS
SM
MD
LG