Lidhje

"E premtja e zezë" amerikane, blerësit vërshojnë në dyqane


"E premtja e zezë" amerikane, blerësit vërshojnë në dyqane
"E premtja e zezë" amerikane, blerësit vërshojnë në dyqane

Amerikanët vërshuan në dyqane sot, në ditën që shënon fillimin e sezonit të shitjeve për festat e që njihet me emrin "e premtja e zezë", pasi shitësit presin fitime të mëdha.

"E premtja e zezë", e quajtur kështu pasi fitimet në kontabilitet shënohen me të zezë, e humbjet me të kuqe – është dita kur shumë dyqane japin zbritje të mëdha të çmimeve në artikuj elektronikë, apo lodra. Dyqanet hapen zakonisht shumë më herët sesa zakonisht, gjë që krijon një situatë të favorshme për ata që bëjnë pazar.

Këtë vit, dyqanet u hapën qysh mbrëmë, që normalisht janë mbyllur Ditën e Falenderimeve.

"E premtja e zezë", që është e premtja e fundit e nëntorit, është një nga ditët më të rëndësishme për dyqanet e shitjes me pakicë, pasi është një tregues për çfarë pritet në muajin tjetër të festave.

XS
SM
MD
LG