Lidhje

Earl Scruggs dhe ndikimi i tij në muzikën kantri në SHBA

  • Xhoen Kornblith

Earl Scruggs është një muzikant i cili ka hyrënë historinë e muzikës kantri, pasi arriti të ndryshonte interpretimin në instrumentin e banxhos duke ndikuar kështu në tingëllimin modern të kësaj muzike.

Përpara Earl Scruggsit,shumica e interpretuesve të instrumentit të banxhos interpretonin vetëm me dy gishta në këtë instrument. Por kjo ndryshoi kur 21 vjeçari nga Karolina e Veriut iu bashkua grupit të Bill Monroes “Blue Grass Boys” në vitin 1945, dhe solli interpretimin me tre gishta të këtij instrumenti.

Përpara interpretimit të Earl Scruggs, banxhoja ishte një instrument që shpesh konsiderohej si risi në një grup, i cili luhej nga një instrumentist komik dhe jo profesionist. Por siç shpjegon Bela Flecjk, Earl Scruggs e ndryshoi këtë ide:

“Mendoj se ishte një kombinim i ritmit me gjuhën e bukur, muzikale të instrumentit. Ai kishte një teknikë të admirueshme. Kur ai interpretoi në Carnegie Hall të Nju JorKut, atë e quajtën Paganini i banxhos".

Në vitin 1948, Earl Scruggs dhe kitaristi Lester Flatt u shkëputën nga grupi i Bill Monrosë . Kjo cilësohet si një lëvizje brilante që iu lejoi atyre të ishin po aq të famshëm sa ish shefat e tyre në muzikës. Pjesa e parë e tyre me titull “Foggy Mountain Breakdown”, ishte pjesa më e famshme në botë për instrumentin e banxhos.

Në kohën kur Warren Beatty e përdori muzikën e tyre në filmin “Bonnie and Clyde” ata hynë në brezin më të njohur të muzikantëve të kohës. Ata ishin të ftuar në ngjarjet më të spikatura muzikore. Në vitin 1963 ata hodhën në treg këngën cauntry e cila u rendit e para në klasifikimet amerikane të kohës me titull ” The Ballad of Jed Clampett”.

Ndarja e dyshes solli dhe shuarjn e karrierës së Earl Scruggs, por mgjatë ai vazhdoi që të ishte ndër njerëzit dhe muzikantët e ftuar nëpër koncerte dhe ngjarje muzikore. Pakkush ka ndryshuar teknikën e interpretimit të një instrumenti si Earls Scruggs. Ndjekim tani pjesën e interpretuar prej tij me titull “Randy Lynn Rag”.

XS
SM
MD
LG