Lidhje

Uragani Earl i afrohet brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara

  • Zëri Amerikës

Uragani Earl po i afrohet me shpejtësi brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, duke detyruar dhjetra mijëra njerëz të evakuohen nga ishujt e Karolinës së Veriut.

Stuhia e kategorisë katër pritet të prekë Karolinën e Veriut sot para se të drejtohet për në veri. Paralajmërimet për uraganë dhe stuhi tropikale janë vendosur përgjatë bregut të mesit të Atlantikut deri në Masaçusets.

Meteorologët në Qendrën Kombëtare të Uraganëve njoftuan për shira të fuqishëm dhe erëra të forta që tani janë 230 kilometra në orë.

Meteorologët thanë se një stuhi e rrezikshme mund të rrisë nivelin e ujit përgjatë bregut deri në 1 presje 5 metra.

Guvernatorët e Karolinës së Veriut, Virxhinias dhe Marylandit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti Barak Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut, duke lejuar qeverinë federale të koordinojë përpjekjet e shpëtimit.

XS
SM
MD
LG